Kourtney Kardashian rrëfen konfliktin me Kimin: Nuk folëm për katër javë pas zbulimit të martesës së fshehtë
Kourtney Kardashian ka zbuluar se një sekret nga jeta e Kim Kardashian shkaktoi një përplasje mes tyre, duke bërë që motrat të mos flisnin për katër javë.
Sipas Telegrafit, gjatë një episodi të “The Kardashians”, Kourtney tregoi se konflikti nisi pasi i zbuloi nënës së tyre, Kris Jenner, se Kim ishte martuar fshehurazi me producentin muzikor Damon Thomas.
Kim ishte 19 vjeçe kur u martua me Thomas, i cili në atë kohë ishte 29 vjeç.
Kourtney rrëfeu se kishte mësuar për martesën nga miqtë e saj. Ajo vendosi t’ia tregonte Krisit, e cila gjithashtu kishte dëgjuar urime për martesën e vajzës, pa qenë në dijeni të saj.
Sipas rrëfimit të Kourtneyt, Kim e priti keq këtë veprim dhe e akuzoi me fjalët: “Po ma shkatërron jetën”. Pas përplasjes, të dyja ndërprenë komunikimin për katër javë.
Kim dhe Damon Thomas u martuan në Las Vegas në vitin 2000, ndërsa divorci i tyre u finalizua në vitin 2004.