1. Home
  2. ShowBiz
  3. Rozana Radi pëson dëmtim në sy: Nuk tërhiqem nga “Kënga Magjike”
Rozana Radi pëson dëmtim në sy: Nuk tërhiqem nga “Kënga Magjike”
0

Rozana Radi pëson dëmtim në sy: Nuk tërhiqem nga “Kënga Magjike”

0
0

Rozana Radi pëson dëmtim në sy: Nuk tërhiqem nga “Kënga Magjike”

Rozana Radi ka zbuluar se një aksident gjatë aktivitetit fizik është arsyeja pse kohët e fundit është shfaqur me syze dhe ka qenë më pak e pranishme në ekran e në rrjetet sociale.

Përmes disa postimeve në Instastory, artistja ka treguar se ka rrëshqitur dhe ka dëmtuar zonën e syrit të djathtë. Ajo ka publikuar edhe fotografi të lëndimit, duke sqaruar se po ndiqet nga mjekët dhe se i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

“Më e keqja ka kaluar tashmë. Faleminderit për interesimin”, ka shkruar Rozana, duke qetësuar ndjekësit që janë interesuar për gjendjen e saj.

Pavarësisht dëmtimit, këngëtarja ka vijuar angazhimet profesionale. Ajo ka bërë të ditur se ka realizuar xhirimet e planifikuara, ndonëse, sipas saj, duhej të shmangte përdorimin e makijazhit për rreth një muaj. Artistja ka shpjeguar se datat ishin përcaktuar më herët dhe se i është dashur të paraqitet në xhirime edhe në këto kushte.

Rozana ka reaguar gjithashtu ndaj pikëpyetjeve për pjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Jo vetëm me syrin e lënduar, por edhe me një sy të vetëm nuk do të tërhiqesha nga Festivali i Këngës Magjike”, është shprehur ajo.

Këngëtarja ka treguar se zona e dëmtuar është ende e ënjtur dhe se rikuperimi do të kërkojë kohë. Megjithatë, ajo ka theksuar se kjo situatë nuk e ndryshon këngën apo performancën që do të sjellë në festival.