Cher Lloyd rrëfen anën e vështirë të famës: Mediat krijuan një imazh ku nuk e njihja veten
Cher Lloyd rrëfen anën e vështirë të famës: Mediat krijuan një imazh ku nuk e njihja veten
Cher Lloyd ka folur për përvojën në “The X Factor”, presionin mediatik dhe sfidat në industrinë muzikore gjatë një interviste në podkastin “We Need To Talk”, të publikuar më 28 janar 2025.
Këngëtarja, e cila u bë e njohur në moshën 16-vjeçare dhe përfundoi e katërta në spektakël, tregoi se suksesi u shoqërua me vëmendje të fortë ndaj jetës dhe sjelljes së saj.
Sipas Lloyd, mënyra se si portretizohej në media krijoi një figurë negative me të cilën ajo nuk identifikohej. Gjatë bisedës, artistja ndalet te ndikimi personal i këtij imazhi dhe përpjekjet për të treguar se kush ishte përtej titujve.
Ajo kujton gjithashtu afërsinë me anëtarët e One Direction, të cilët i përshkruan si familje.
Një pjesë e intervistës i kushtohet mëmësisë dhe ndryshimit të prioriteteve. Cher pretendon se gjatë shtatzënisë u përball me mungesë mbështetjeje nga industria, ndërsa flet edhe për marrëdhënien shumëvjeçare me bashkëshortin, Craig.
Në kohën e intervistës, pas një pushimi të gjatë nga muzika, këngëtarja po përgatitej të rikthehej me më shumë besim te vetja dhe me dëshirën për ta ndërtuar karrierën sipas kushteve të saj.