Video Rama-Basha që bëri xhiron e rrjetit
Pak përpara arritjes së marrëveshjes në mesnatën e djeshme, Rama dhe Basha patën një situatë vërtetë interesante, video e së cilës bëri xhiron e rrjetit. Ndërkohë që kryetari i opozitës kishte mbërritur përpara Kuvendit dhe ishte duke dhënë një intervistë për shtyp, pak minuta më vonë aty mbërriti kryeministri Rama. Pasi qëndroi për pak çaste pas tij duke dëgjuar, në fund iu afrua duke i thënë: “Erdha unë, hajde”. Basha iu përgjigj: “Shko aty se aty kemi punë, jo këtu!”.
Kjo situatë shkaktoi të qeshura te gazetaret e pranishme dhe pasi u transmetua live, krijoi një sërë meme-sh interesante. Janë disa situata kaq të natyshme, sa vështirë të përsëriten.
Një prej tyre e shpërndau Ermali në profilin e tij:
https://www.instagram.com/p/BUNDqUoFIVX/?taken-by=ermalmamaqiofficialLink: https://www.instagram.com/p/BUNDqUoFIVX/?taken-by=ermalmamaqiofficial
Video e momentit që krijoi batuta:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=u4JuQzLACro
Burimi i lajmit dhe fotos: Ora News