Home Business / Technology Pse Rimowa është një nga prodhuesit kryesorë të bagazheve në Evropë
Pse Rimowa është një nga prodhuesit kryesorë të bagazheve në Evropë
0

Pse Rimowa është një nga prodhuesit kryesorë të bagazheve në Evropë

0
0

Kur nisemi për udhëtime të largëta dhe e dimë që valixhet nuk do i kemi gjithnjë nën mbikthyrje, një shqetësim jo i vogël i adresohet zoterimeve që kemi ndryrë në to. Sigurisht që siguria e bagazheve tona në porte, aeroporte dhe pika të tjera stacionare, nuk është e çertifikuar dhe për shumë arsye dëmtimet në bagazhet tona, nuk shpaguhen thuajse kurrë.
Ne nuk mund të bëjmë të pamundurën të mundur, por fare mirë mund t’i shkojmë afër. Atë lloj sigurie që askush nuk na e siguron, mundet fare mirë t’ia sigurojmë vetes.
Mjafton një valixhe e sigurt dhe cilësore. Një nga ato valixhet e përbëra nga materiale të cilësisë së parë dhe të punuara me profesionalizëm. Kush ka përvojë në aeroporte ose udhëton shumë gjatë vitit me siguri që ka dëgjuar të fliten perla për markën e valixheve Rimowa.
Në të dy versionet, si valixhe e madhe ashtu edhe ajo e vogla që konsiderohet si valixhe dore, ka një përbërje nga polikarbonati i materialeve të teknologjisë së lartë. Falë strukturës së jashtzakonshme, dizajni Rimowa është i pangatërrueshëm dhe i dallueshëm menjëherë.
Kompania që prodhon këtë produkt luksi, është më e hershme se vetë shteti shqiptar. Themelimi i saj daton në vitin 1898, kur Paul Morszeck një prodhues i valixheve në Këln, hodhi themelet për suksesin e Rimowa. Valixhet e para, në atë kohë prodhoheshin kryesisht prej druri, por si novacion,theksi u vendos në një ndërtim të lehtë dhe stabilitet më të lartë.
Në vitet 1920, shumë pasagjerë u frymëzuan nga valixhet elegante të udhëtimit të kompanisë. Richard Morszeck, biri i themeluesit të kompanisë, solli në vitin 1937 të parët Überseekoffer nga metalet e lehta në treg. Kjo është vetëm e para e shumë ideve të shkëlqyera inovative që janë arsyeja për suksesin botëror të Rimowa. Emri i markës RIMOWA rrjedh nga Richard Morszeck (marka tregtare Richard Morszeck).
Gatishmëria për të bërë shkencë me inovacion dhe standardet jashtëzakonisht të larta të produktit janë vetëm disa nga aspektet që e bëjnë Rimoëa një nga prodhuesit kryesorë të bagazheve në Evropë.
Herën tjetër kur t’ia shihni në dorë dikujt, diheni se ai udhëton i qetë, sepse gjithçka që ka marrë me vete e ka ndryrë në siguri të plotë.

1 2

Burimi i lajmit: https://www.rimowa.com/de-de/?gclid=Cj0KCQiA-qDTBRD-ARIsAJ_10yKxzcIOH-H-tGs_SZnExnNvvm_-h9gDzkwGg15IdOY18uFM41aEtwgaAv7mEALw_wcB