Home Business / Technology Aplikantët me orgjinë shqiptare janë ndër më të diskriminuarët në tregun gjerman të punës
Aplikantët me orgjinë shqiptare janë ndër më të diskriminuarët në tregun gjerman të punës
0

Aplikantët me orgjinë shqiptare janë ndër më të diskriminuarët në tregun gjerman të punës

0
0

Mes një shtetasi gjerman rreth te tridhjetave dhe nje shtetasi te emigruar ne Gjermani të po të njëjtës moshë, nuk ka një dallim konkret sa i takon formimit nëse i përkasin të njëjtit profilit profesionial.
Dallimi konkret qëndron vetëm tek emrat e tyre dhe orgjina e prindërve. Por mesa duket kjo mjafton për të skualifikuar një emigrant, e për të mos i dhënë të njëjtat mundësi punësimi.

Ky pohim tashmë është faktuar në formë eksperimentale nga një studim i fundit i Wissenschaftszentrum Berlin für Sozialforschung (WZB).
Dhe për tu theksuar është se aplikantët me orgjinë shqiptare, del se janë më të diskriminuarit.

Kërkuesit kanë dërguar plotë 6000 aplikime për tetë profesione të ndryshme si kuzhinier, mekanik, punonjës fabrike etj. Më pas kanë vlerësuar reagimet e punëmarrësve.

Në fazë eksperimentale studiuesit i plotësuan aplikimet me të dhëna nga vende të ndryshme të botës e jo vetëm nga Gjermania.  60% e të anketuarve pa një histori migrimi morën reagime pozitive. Sakaq që 51% e aplikanteve në studim kishin një histori migrimi pas krahëve.

Aplikantët nga Evropa apo Azia Lindore nuk morën reagime pozitive krahasuar me punëkërkuesit me emra gjermanë.
Njerëzit me orgjinë Afrikane apo vende myslimane, nga ana tjetër, u diskriminuan shumë më tepër. Vetëm 41 për qind e aplikantëve me orgjinë shqiptare morën një ftesë për një intervistë pune. Aplikantët me orgjinë pakistaneze, domenikane, etiopiane dhe marokene gjithashtu morën reagime jo dhe aq pozitive, por gjithsesi krahasuar me shqipëtarët, ata u paraqitën më mirë.

“Zbulimet tona tregojnë se është mbi të gjitha dimensioni kulturor i emigracionit që krijon pabarazi”, thanë autorët Ruud Koopmans, Susanne Veit dhe Ruta Yemane. “Sidomos në kohët e ndryshimeve demografike, kur kompanitë po kërkojnë dëshpërimisht punëtorë dhe praktikantë të kualifikuar, duhet të jetë në interesin e secilit për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e aplikantëve të kualifikuar në Gjermani dhe t’u japë të gjithë njerëzve një shans të drejtë për të gjetur një punë – pavarësisht se çfarë emri kanë dhe prejardhja e prindërve.

Burimi i lajmit: http://www.spiegel.de/karriere/jobsuche-wzb-studie-bewerber-werden-ethnisch-diskriminiert-a-1211452.html

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io