Nesër ndryshon ora, zbuloni si do të shkojnë akrepat
0
0
Ditën e nesërme, akrepat e orës duhet t’i çojmë 60 minutat e para. Ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe ora do të shkojë 03:00.
Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët për të filluar aktivitetin e përditshëm.
Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike.
Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvoHbbPDq83/