Home ShowBiz “Disa zhurma më lënduan shumë”, Alketa rrëfen gjithçka në ditën e lindjes
“Disa zhurma më lënduan shumë”, Alketa rrëfen gjithçka në ditën e lindjes
0

“Disa zhurma më lënduan shumë”, Alketa rrëfen gjithçka në ditën e lindjes

0
0

Alketa Vejsiu festoi gjatë ditës së djeshme 36 vjetorin e lindjes.

Moderatorja e njohur i dedikoi vetes në këtë ditëlindje një shkrim të gjatë ku analizon arritjet, sukseset, por edhe momentet e vështira të cilat i ka kapërcyer me forcë dhe kurajo.

Edhe pse dikur mendonte se pas të 30-tave do të dinte gjithçka, sot mendon se në fakt ende nuk i di

të gjitha, por vazhdon të jetë një nxënëse që ka ende për të mësuar.

Ajo është ndalur tek viti që lamë pas duke e konsideruar si një vit të zhurmshëm, me zhurma të bukura, por edhe me zhurma jo të këndshme që e kanë lëndur shumë, ndërsa disa të tjera e kanë bërë të reflektojë.

Moderatorja është ndalur të falënderojë gjithashtu familjen e saj që e mbështet në çdo hap, dhe që falë tyre ndihet e bekuar.

“Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë”, shkruan Alketa, ndërsa shton gjithashtu se nuk është përfekte, është vazhdimisht një nxënëse që ka ende shumë për të mësuar.

Kujtojmë se Alketa do të jetë një prej të ftuarave në Sanremo 2020, ku do të ngjitet në skenë si prezantuese një nga netët e festivalit së bashku me emra të njohur të kinematografisë, modës dhe spektaklit në shtetin fqinj.

https://www.instagram.com/p/B7gaqMBH0wf/

Link: https://www.instagram.com/p/B7gaqMBH0wf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Y-vqkHf3J/