1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Disa zhurma më lënduan shumë”, Alketa rrëfen gjithçka në ditën e lindjes
“Disa zhurma më lënduan shumë”, Alketa rrëfen gjithçka në ditën e lindjes
0

“Disa zhurma më lënduan shumë”, Alketa rrëfen gjithçka në ditën e lindjes

0
0

Alketa Vejsiu festoi gjatë ditës së djeshme 36 vjetorin e lindjes.

Moderatorja e njohur i dedikoi vetes në këtë ditëlindje një shkrim të gjatë ku analizon arritjet, sukseset, por edhe momentet e vështira të cilat i ka kapërcyer me forcë dhe kurajo.

Edhe pse dikur mendonte se pas të 30-tave do të dinte gjithçka, sot mendon se në fakt ende nuk i di

të gjitha, por vazhdon të jetë një nxënëse që ka ende për të mësuar.

Ajo është ndalur tek viti që lamë pas duke e konsideruar si një vit të zhurmshëm, me zhurma të bukura, por edhe me zhurma jo të këndshme që e kanë lëndur shumë, ndërsa disa të tjera e kanë bërë të reflektojë.

Moderatorja është ndalur të falënderojë gjithashtu familjen e saj që e mbështet në çdo hap, dhe që falë tyre ndihet e bekuar.

“Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë”, shkruan Alketa, ndërsa shton gjithashtu se nuk është përfekte, është vazhdimisht një nxënëse që ka ende shumë për të mësuar.

Kujtojmë se Alketa do të jetë një prej të ftuarave në Sanremo 2020, ku do të ngjitet në skenë si prezantuese një nga netët e festivalit së bashku me emra të njohur të kinematografisë, modës dhe spektaklit në shtetin fqinj.

View this post on Instagram

Sot është ditëlindja ime! 10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon.Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nese mendoni qe jam perfekte, nuk jam! Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins Dua të ndaj me ju dy mësime. 1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qënit njeri.” 2). “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion.Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgje! Ti mundesh “Yes You Can”! Viti që lashë ka qënë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që me fal cdo dite njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi ,dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara. Disa prej këtyre zhurmave më lënduan ( shume madje sepse pas gruas se forte dhe ambicioze fshihet nje shpirt i ndjeshëm), të tjerat më bënë të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën. Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë. Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion; jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar. Vazhdon… Shfleto ▶️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/B7gaqMBH0wf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Y-vqkHf3J/