Manastirliu: “Kthehemi në fazat e mëparshme nëse…”
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” ku foli për situatën e krijuar në vend prej COVID-19.
Manastirliu tha se nuk do të kalohet në fazën e dytë të hapjes në qoftë se numri i rasteve të reja rritet mbi një mesatare të caktuar.
Madje sipas saj në një rast të tillë do të ngrihen frenat e emergjencës, çka nënkupton se mund të rikthehemi në fazat e mëparshme.
Ministrja ka folur gjithashtu edhe për bizneset që janë hapur duke nisur nga kjo javë duke theksuar se ka një protokoll sigurie në bazë të të cilit këto biznese duhet të funksionojnë.
Në rast të shkeljes së rregullave parashikohen gjoba dhe deri tek mbyllja e biznesit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=j9q_qwYsFUw&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_DMzCdhEBC/