
Tragjike, u zhduk një javë me parë, modelja 26 vjeçare gjendet e pajetë në rrugë
Modelja 26 vjeçare Alexis Robinault e njohur ndryshe edhe si Alexis Sharkey është gjendur e pajetë në një cep rruge në Houston.
26 vjeçarja rezultonte e zhdukur prej një jave dhe askush nuk dinte të thoshte se çfarë kishte ndodhur me të.
Alarmin e ka dhënë e ëma e cila njoftoi policinë 24 orë pas zhdukjes së saj.
Ndërkaq forcat e rendit pas kqyrjes së trupit nuk kanë parë shenja dhune dhe për pasojë ende nuk kanë dalë në një përfundim për shkakun e vdekjes ndërsa janë në pritje të autopsisë.
E ëma e modeles ndërkaq beson se të bijën e kanë vrarë.
Në një postim të saj në Facebook ajo ka njoftuar për vdekjen e së bijës, ndërsa falënderon të gjithë miqtë dhe të afërmit për fjalët dhe mbështetjen e treguar me këtë rast.
Link: https://www.instagram.com/p/CHvsPedhGRr/
Link: https://www.instagram.com/p/CHa9mMCFHCI/
Burimi i lajmit: https://www.buzzfeednews.com/article/salvadorhernandez/instagram-influencer-found-dead-in-texas