
Humbje rrënqethëse! Ndahet nga jeta në moshën 4 vjeçare vajza e reperit të njohur
Vajza e reperit Fetty Wap, Lauren Maxwell ka vdekur në moshën 4 vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar nëna e saj, Turquoise Miami.
Miami ndau një video në Instagram të Maxëell duke buzëqeshur në një pishinë dhe njoftoi vdekjen e fëmijës së saj.
‘Kjo është princesha ime, mahnitëse, e bukur, qesharake, e gjallë, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe kokëfortë. Nëse e shihni këtë postim thuajini vetes “të dua LAUREN” sepse ata thonë se shpirtrat mund ta ndjeni dashurinë tuaj,’ ka shkruar Miami në postim.
Detajet që përfshijnë shkakun e vdekjes, nuk janë ndarë publikisht. Wap gjithashtu nuk ka folur në lidhje me vdekjen e vajzës së tij.
Linku: https://people.com/parents/fetty-wap-4-year-old-daughter-lauren-maxwell-died-turquoise-miami/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/