Home Aktualitet Kinematografia në zi! Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur
Kinematografia në zi! Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur
0

Kinematografia në zi! Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur

0
0

Aktorja Laurel Goodwin ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Laurel Goodwin, aktorja e njohur për luajtjen përballë Elvis Presley-t në filmin e vitit 1962 Girls.

Aktorja ka lindur në Wichita, Kansas, më 11 gusht 1942, por më vonë u zhvendos në San Diego gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimisht në San Francisko me familjen e saj.

Pasi mbaroi shkollën e mesme Lowell, ajo ndoqi pasionin e saj për aktrimin duke studiuar për dramë në Universitetin Shtetëror të San Franciskos.

Goodwin më vonë nënshkroi një kontratë me Paramount Pictures në moshën 19-vjeçare. Filmi i saj i parë i madh ishte komedia muzikore e vitit 1962 Girls.

Ajo vazhdoi të shfaqej në filma të tjerë si Papa’s Delicate Condition, Stage to Thunder Rock, Law of the Lawless dhe The Glory Guys.

Përveç suksesit të saj në film, Goodwin u shfaq edhe në shumë role në televizion. Ajo luajti Yeoman J. M. Colt në episodin pilot të refuzuar të Star Trek të vitit 1964, The Cage, nga i cili skenat u përfshinë më vonë në episodin The Menagerie.

Linku: https://people.com/movies/girls-girls-girls-actress-laurel-goodwin-dead-at-79/

Burimi i fotos:unsplash.com

tags: