Home Lifestyle Disa mënyra për të shmangur sikletin e djersitjes së këmbëve gjatë verës
Disa mënyra për të shmangur sikletin e djersitjes së këmbëve gjatë verës
0

Disa mënyra për të shmangur sikletin e djersitjes së këmbëve gjatë verës

0
0

Pastrimi i thellë i këmbëve.

Pastrimi i plotë i këmbëve është më shumë sesa shpëlarja e tyre në një dush të shpejtë. Rekomandohet larje me uthull ose ujë me kripë.

Mbani këmbët tuaja të thata.

Cilado metodë që zgjidhni, sigurohuni që t’i thani mirë këmbët pas larjes, njomjes ose notit. Nëse këmbët tuaja djersiten sigurohuni që t’ë mos përdorni këpucë të mbyllura.

Përdorni pudër.
Pudra është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar djersitjen e trupit. Mund të përdorni një pudër të zakonshme ose të blini në farmaci pudër kundër baktereve dhe djersitjes. Hidheni atë në këmbët tuaja çdo herë pasi i lani në mënyrë që të keni nën kontroll djersitjen dje aromën gjatë gjithë ditës.
Lëng limoni.
Shtrydhni pak lëng limoni në një pambuk ose napë dhe me të lyeni këmbët tuaja. Fokusohuni në pjesën e poshtme dhe atë më problematiken. Lëreni të thahet për disa momente dhe më pas mund të vishni corapet apo këpucët si normalisht.

Linku: https://health.clevelandclinic.org/4-sure-fire-ways-you-can-avoid-stinky-feet/

Burimi i fotos: pexele.com