Nuk njohin kufij.
Njerëzit manipulues zakonisht nuk kanë një vlerësim për kufijtë. Në fakt, ata do të kapërcejnë pothuajse çdo linjë për të marrë atë që mendojnë se kanë nevojë në një moment të caktuar në raport.
Shantazh emocional.
Manipuluesit janë ekspertë në shantazhin emocional. Ata shfrytëzojnë emocionet tuaja për të shtrembëruar situatën në favor të tyre.
Urgjenca.
Ushtrimi i presionit për të dhënë një përgjigjie të shpejtë është një taktikë e zakonshme. Ata synojnë për të penguar mundësinë e personit tjetër për të peshuar të gjitha opsionet e tyre. Këtë e bëjënë që ata t’i shikojnë si kandidatin e vetëm që ia vlen.
Trajtimi i heshtur.
Mbyllja e komunikimit me dikë është një manipulim i fuqishëm taktik që synon ta bëjë personin tjetër të jetë nën presion. Manipuluesi shpesh do të tërhiqet plotësisht dhe do të ndërpresë çdo kontakt me ju derisa të plotësohen nevojat e tij, pavarësisht se sa kohë do të zgjasë ose sa e dhimbshme do të bëhet.
Agresioni pasiv.
Kur një manipulues nuk merr vëmendjen që kërkon, mund të përdorë mënyra pasive-agresive. Ata shpesh i vonojnë gjërat qëllimisht. Gjatë kësaj strategjie bëhen më agresiv dhe shtiren si të prekur për reagimin tuaj.
Linku: https://www.ravishly.com/6-signs-your-partner-manipulative-person
Burimi i fotos: pexele.com