Home Lifestyle Trendet e modës për maturën 2022
Trendet e modës për maturën 2022
0

Trendet e modës për maturën 2022

0
0

Ashtu si çdo vit trendet e modës ndryshojnë në varësi të tendecave të kohës.

Këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara tendencat e modës për eventet e veçanta kanë anuar më shumë nga stilet ekstravagante dhe me ngjyra të ndezura.

Ja disa këshilla si dukeni fantastike në një ditë kaq të veçantë.

Mos nguroni të luani me ngjyrat.

Pavarsisht të zezës ngjyrat trend të këtij viti janë jeshile, e verdha, portokalli dhe tonalitetet e të kuqes. Zgjidhni ngjyra që nxjerrin në pah tonalitetin e lëkurës suaj.

Aksesorizo

Pjesë e trendeve të këtij sezoni janë bizhuteritë dhe aksesorët e trupit të cilët mund të kombinohen lehtë me pjesën tjetër të aksesorëve. Mos nguroni të përdorni aksesorë kudo në lookun tuaj.

Natyrale plot shkëlqim.

Përsa i përket makup-it tendenca më e madhe për këtë vit është look-u natyral me shumë shkëlqim dhe gliter frymëzuar nga Euphoria. Përdorimi i makiazhit të syve grafikë është gjithashtu në tendencë.

Stilo plot volum flokët.

Flokët nga ana tjetër, janë elementi ku ju mund të luani më shumë për të krijuar një look unik dhe plot stil.

Tendencat e flokëve variojnë nga modelet e kapura deri tek krehjet voluminoze frymëzuar nga vitet ’90.

 

Ji vetëvetja.

Ji vetvetja dhe mos harro të argëtohesh. Mbrëmja e maturës mbi të gjitha është një festë për tu argëtuar dhe kaluar bukur me mqitë.

Burimi i fotove: pexels.com, splash.com