Home Lifestyle 6 arsyet pse vagina juaj mban një aromë të pakëndshme
6 arsyet pse vagina juaj mban një aromë të pakëndshme
0

6 arsyet pse vagina juaj mban një aromë të pakëndshme

0
0

Aroma e pakëndshme që vinë poshtë, mund të krijojë jo vetëm situata të sikletshme për ju, por është edhe një sinjal që tregon se diçka nuk po shkon mirë me shëndetin tuaj.

Duhet të keni shumë kujdes nëse ndieni se vagina juaj po mban një aromë të çuditshme edhe pse ju jeni kujdesur për higjienën e saj. Mund të ketë shumë arsye të tjera pse ndodhë kjo gjë.

1.Infeksionet

Nëse vagina juaj mban një aromë të keqe atëherë kjo është një shenjë infeksioni, theksojnë mjekët. Duhet që me patjetër të konsultoheni me një gjinekologe e cila mund t’iu jap antibiotikët e duhur, në të kundërt  situata mund të rëndohet më tepër.

2. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Erërat e pakëndshme mund të shkaktohen edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

3. Aksesorë seksi

Secili prej aksesorëve të seksit mund t’iu shkaktojnë aromën e keqe të vaginës suaj. Në momentin që e kuptoni që kjo erë është shkaktuar nga një e tillë mos e përdorni më.

4. Infeksioni “Maja”

Faktori më i zakonshëm për erën e keqe të vaginës suaj është infeksioni bakterial. Aroma e baktereve “Maja” mund të përzihet me aromën e vaginës suaj.  Ky infeksion mund të kurohet me antibiotikë të këshilluar nga një mjek.

5. Ushqimet

Një nga faktorët është edhe mënyra sesi ju ushqeheni. Nëse vëreni një problem, provoni të hiqni sheqerin dhe produktet e qumështit. Përveç kësaj, disa ushqime si qepa dhe hudhra janë përgjegjës për një erë paksa të ndryshme. Mundohuni t’i eleminoni ato.

6. Hormonet luhatëse

Lëngjet vaginale me erë të keqe mund të jenë rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve.

Çdo rrjedhje vaginale jonormale dhe me erë të keqe duhet të vlerësohet edhe si një shenjë për të nxitur kujdesin tuaj shëndetësor.

 

Linku: https://www.yourtango.com/health-wellness/important-reasons-vagina-smells-kinda-funky

Burimi i fotos: pexel.com