Home Lifestyle Parashikimi i motit, 14 dhjetor 2022
Parashikimi i motit, 14 dhjetor 2022
0

Parashikimi i motit, 14 dhjetor 2022

0
0

Sipas MeteoAlb për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet deri në orët e pasdites me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuihive afatshkurtra.

Duke filluar prej orëve të pasdites reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit fitojnë itensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto rreshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 6 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zona malore të jenë nga 2 deri 7°C, në zona e ulëta 5 deri 16°C dhe në zona bregdetare nga 9 deri 15°C.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com