
Parashikimi i motit, 14 Korrik 2023
Sipas MeteoAlb, dita e premte, dita më e nxehtë e kësaj vale ku termometri do të ngjitet deri në 42 gradë Celsius në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan dhe Berat.
Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41- 42°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-14-korrik-2023/
Foto: Freepek.com