Home Lifestyle 8 rregulla që duhen diskutuar me partnerin para se të nisni bashkëjetesën
8 rregulla që duhen diskutuar me partnerin para se të nisni bashkëjetesën
0

8 rregulla që duhen diskutuar me partnerin para se të nisni bashkëjetesën

0
0

Per të bashkëjetuar është një hap shumëëë i madh në lidhjen tuaj, prandaj sado qejf të duket kur mbyllni sytë dhe imagjinoni, kthehuni me këmbë në tokë. Përtej dëshirës, pasionit dhe faktit që do ta shihni dhe shijoni njëri-tjetrin 24/7 duke ndarë thuajse gjithçka bashkë, realiteti herët a vonë na godet të gjithëve, prandaj bëjmë mirë ta kuptojmë sa më parë se të ndash jetën brenda një shtëpie me dikë s’është dhe aq e thjeshtë.

Që bashkëjetesa në çift të funksionojë, si çdo gjë tjetër kërkon “rregulla”. Thënë më butë, ca diskutime serioze që ju shpëtojnë nga debatet që s’i shmang dot sapo zgjohesh nga periudha e mjaltit. Për ç’lloj rregullash po flasim?

Pyesni veten pse doni të jetoni bashkë?

Para se të nisni një tjetër etapë në jetën tuaj, qartësoni veten dhe partnerin pse po e merrni një vendim të tillë. Eshtë një përfitim i shtuar për çiftin tuaj apo nevojë për këtë lidhje?Shumë njerëz mendojnë se duke nisur bashkëjetesën, lidhja do t’i përmirësohet, por në fakt nuk ndodh kështu. Të bashkëjetosh do të thotë më shumë përpjekje, më shumë tolerancë, më pak egoizëm dhe më shumë qëllime të përbashkëta.

Financat

Para se të jetoni bashkë, është mirë të bëni një diskutim të gjatë prej të rriturish në lidhje me menaxhimin e parave. Jeni të dy në punë, por tani duhet të mendoni sesi do ndahen paratë. Sa do të jetë kontributi i secilit për buxhetin e përbashkët, për kursimet, për shpenzimet e shtëpisë, etj, etj, etj. Ky diskutim i bërë para bashkëjetesës do t’ju kursejë shumë energji dhe zënka të paevitueshme.

Punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë e secilit

Të jetosh me dikë kërkon përpjekje të vazhdueshme, kompromis dhe tolerancë. Eshtë shumë e shëndetshme që ti dhe ai të bëni një bisedë për ndarjen e punëve të shtëpisë, pazareve, gatimeve, apo kujdesin ndaj qenit/maces nëse keni.

Linku: https://www.bonobology.com/things-couples-should-discuss-before-they-start-living-together/

Foto: Freepek.com

tags: