Gjoba për drejtuesit dhe pasagjerët që do të hedhin mbeturina nga makinat
0
0
Policia rrugore do të ndëshkojnë drejtuesit dhe pasagjerët që hedhin mbeturina dhe sende nga makinat.
Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.
Ky reagim vjen menjëherë pas shqetësimit të ditëve më parë të Kryeministrit, i cili në një postim në rrjetet e tija sociale shkruante se, do të krijohet një paketë ndëshkimesh drastike ligjore për personat që hedhin mbeturina në rrugë.
Rama theksonte se nuk do të lejohet se sjella e egër e një pakice të pacipë të dëmtojë Shqipërinë. Sipas tij ndëshkimet do të ishin drastik.
Linku: topchannel
Burimi i fotos: pexele.com
tags:
fp1