
YouTube po teston një chatbot
0
0
YouTube po teston chatbot të ri që ofron informacion shtesë për videon që shikoni.
Ky chatbot ka për qëllim përgjigjen e pyetjeve dhe rekomandimin e përmbajtjes së ngjashme. Gjithashtu, ai mund të kërkojë informacion mbi temën e një video edukative.
Ky zhvillim është pjesë e një nisme më të gjerë nga Google për të përdorur inteligjencën artificiale në shërbimet e saj, duke përfshirë Search dhe Gmail.
Në YouTube, Google ka prezantuar një sërë veçorish me AI për krijuesit e videove.
Foto: Freepik.com
tags:
lajm