
Elon Musk do të hap një universitet në Teksas
Elon Musk, figura e njohur në botën e teknologjisë, ka planet për të ndërtuar një universitet në Teksas, sipas dosjeve tatimore, njofton Bloomberg.
Një organizatë bamirëse, e quajtur The Foundation, ka marrë një donacion prej 100 milionë dollarësh nga Musk.
Këto fonde do të përdoren fillimisht për hapjen e një shkolle fillore dhe të mesme në Austin, me fokus në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Shkolla synon të kërkojë akreditim nga Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Komisioni i Shkollave për Kolegjet, një hap i domosdoshëm për themelimin e institucionit arsimor.
Sipas dosjeve, universiteti planifikon ofrimin e mësimit jo vetëm në ambientet e institucionit, por edhe përmes platformave online.
Fillimisht, do të pranojë 50 studentë dhe do të rritë numrin e tyre me kalimin e kohës.