Home Lifestyle Pesë mënyra për të gjetur lumturinë në 30 sekonda
Pesë mënyra për të gjetur lumturinë në 30 sekonda
0

Pesë mënyra për të gjetur lumturinë në 30 sekonda

0
0

Çdo person e percepton lumturinë ndryshe. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se lumturia me të vërtetë i jep kuptim jetës sonë. Ne të gjithë kemi nevojë për kuptim për të na dhënë një ndjenjë qëllimi në jetë, por edhe kënaqësi për të pasur një ndjenjë gëzimi ose mirëqenieje në momentin aktual.

Dhe kush nuk dëshiron të jetë më i lumtur? Të gjithë ne, sigurisht edhe ju. Por duhet të dini se mund ta pushtoni lumturinë në mënyra shumë, shumë të vogla, që nëse i bëni pjesë të jetës tuaj, gjithçka do të ndryshojë.

Buzëqeshni më shpesh

Lumturia mund të vijë në shumë mënyra, edhe me një buzëqeshje. Vendimi i qëllimshëm për të buzëqeshur aktivizon kimikatet që shkaktojnë lumturi. Kjo do të thotë që jo vetëm që mund t’i bëni automatikisht të tjerët rreth jush të buzëqeshin, por gjithashtu mund të ndryshoni mentalitetin tuaj të brendshëm .

Vlerësoni kënaqësitë e vogla në jetë

Filloni të vlerësoni gjërat e vogla në jetën tuaj të përditshme. Një kafe e nxehtë në mëngjes, një aromë e mirë, një objekt i këndshëm ose një përqafim. Niveli juaj i lumturisë do të rritet vazhdimisht.

Vlerësoni veten

Mendoni për një gjë që keni arritur dhe për të cilën jeni të lumtur dhe përqendrohuni në të. Mund të jetë gjëja më e thjeshtë, por më e vlefshme që ekziston. Tërheqja e vëmendjes ndaj pikave pozitive do t’ju ngrejë menjëherë humorin. I gjithë ky proces ngjall besim tek ju, dhe ky besim, nga ana tjetër, sjell lumturi.

Gjeni një perspektivë pozitive për ngjarjet negative

Ne të gjithë përballemi me vështirësi dhe sfida, çdo ditë. Por ajo që ka rëndësi është mënyra se si i trajtojmë ato. Nëse e shihni sfidën si një dështim, loja nuk do të jetë në favorin tuaj. Sa herë që ndodh diçka “e gabuar”, përpiquni të gjeni të paktën diçka pozitive në lidhje me të, sigurisht sa më shumë që të mundeni.

Gjeni diçka në ditën tuaj që ju bën të ndiheni mirënjohës

Keni ngrënë një mëngjes të shijshëm, keni lexuar një fragment të këndshëm nga një libër, sado i vogël por mbresëlënës të ketë ndodhur, thithni ndjenjën e mirënjohjes që ju jep, për disa sekonda. Synimi për një përvojë pozitive ju ndihmon ta ngulitni atë në trurin tuaj. Dhe nëse e bëni këtë çdo ditë, bëhet normë.

Linku: https://30seconds.com/health/tip/19826/Find-Your-Inner-Happiness-10-Simple-Ways-to-Get-Your-Happy-On

Foto: Freepik.com

tags: