
Vuante nga sëmundja e rëndë, ndahet nga jeta piktorja e njohur shqiptare
0
0
Piktorja Krisanthi Kocibelli Turtulli është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Mësohet se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.
Ndarja e saj nga jeta ishte një lajm i trishtë për familjarët dhe artin në tërësi.
Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korcar me një ekspozitë të vecantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjecarja.
Është autore e dy ekspozitave ndërkohë që nuk ka reshtur së punuari deri në ditët e fundit të jetës së saj pavarësisht gjendjes shëndetësore.
Linku: https://www.facebook.com/search/top/?q=Krisanthi%20Kocibelli%20Turtulli
Burimi i fotos: pexele.com