Parashikimi i motit 6 Janar 2024
Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta deri pas mesdite kur pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.
Si fillim, vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu në zonat Jugore të Shqipërisë dhe në orët e vona të pasdites i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.
Shira me intensitet mesatar dhe lokalishtintensivë do të mbeten prezent edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim të lartë deri në 6 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-6-janar-2024/
Foto: Freepik.com