Aktori i ‘Anatomy of a Fall’ Samuel Theis akuzohet për përdhunim
Aktori i ‘Anatomy of a Fall’ Samuel Theis akuzohet për përdhunim nga anëtari i ekipit në filmin e ri.
Samuel Theis, aktori dhe regjisori francez, i njohur për rolin e tij së bashku me Sandra Hüller në dramën filmike të vlerësuar me çmimin Oscar dhe fitues të Golden Globe, Anatomy of a Fall, po përballet me akuza për përdhunim.
Siç raportohet nga Variety, Theis u hoq nga projekti i tij regjisorial Je Le Jure pasi një anëtar i ekuipazhit e akuzoi atë për sulm seksual.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur në mes të procesit të xhirimit, pas një feste në një apartament me aktorët dhe ekipin më 1 korrik, sipas gazetës franceze Liberation.
Anëtari i paidentifikuar i ekuipazhit pretendon se, ndërsa ishte i dehur, ai qëndroi gjatë natës në apartament dhe u sulmua seksualisht të nesërmen në mëngjes.
Theis ka mohuar akuzën, duke u shprehur se takimi ka qenë konsensual.
Pasi mësoi për incidentin, producentja e filmit, Caroline Bonmarchand, punësoi një organizatë të palës së tretë për të kryer një hetim zyrtar. Gjatë këtij procesi, Theis u hoq nga grupi por vazhdoi të drejtonte nga distanca.
Linku: https://www.euronews.com/culture/2024/01/09/anatomy-of-a-fall-actor-samuel-theis-accused-of-rape-by-crew-member-on-new-film
Burimi i fotos:https://www.facebook.com/search/top?q=%20Samuel%20Theis