Dea Mishel shpërthen ndaj Grida Dumës pas debatit në “Top Story”: “Je në anën e gabuar të historisë”
Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe aktivistja e njohur, Dea Mishel, ka reaguar publikisht me tone të ashpra ndaj moderatores Grida Duma, pas diskutimeve të zhvilluara në emisionin “Top Story” lidhur me protestat e ditëve të fundit.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Dea shprehet e zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar në emision, duke vënë në dukje se momenti i vetëm i publikuar në platformat sociale të programit ishte ai ku, sipas saj, ajo u denigrua me komente fyese.
“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në Instagram është momenti kur unë po denigrohem duke u përdorur shpifje”, shkruan Dea.
Sipas saj, megjithëse në studio u pranua se gjuha e përdorur ndaj saj ishte e papranueshme, debati vazhdoi pa u ndërprerë dhe pa pasoja konkrete për deklaratat e bëra.
Në reagimin e saj, Dea lë të kuptohet se qëndrimi ndaj saj mund të jetë ndikuar edhe nga refuzimi për të marrë pjesë në emision, duke e konsideruar publikimin e klipeve si një formë sulmi personal.
“Me vjen keq që një grua të cilën e kam vlerësuar bëhet pjesë e sulmeve kundër meje, vetëm për përfshirjen time të hapur në protesta”, shprehet ajo.
Aktivistja thekson se nuk ka ndërmend të përgjigjet me të njëjtën gjuhë, duke refuzuar të përfshihet në debate me fyerje apo etiketime, ndërsa në fund të mesazhit i drejton Gridës një koment të fortë:
“Mendoj se je në anën e gabuar të historisë.”
Ajo e mbyll reagimin duke e ftuar moderatoren që t’i bashkohet protestës dhe të mbështesë kauzën për të cilën ajo është angazhuar publikisht.
Reagimi i Dea Mishel vjen pas emisionit të transmetuar mbrëmjen e kaluar në “Top Story”, ku një prej të ftuarve përdori gjuhë fyese ndaj saj. Deklaratat e bëra në studio shkaktuan menjëherë reagime në rrjetet sociale dhe ndezën një debat të gjerë mbi etikën e komunikimit në televizion dhe respektin ndaj figurave publike.
Burimi;https://www.instagram.com/deamichellee/
Foto;https://www.instagram.com/deamichellee/