Home ShowBiz Performoi dje në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen
Performoi dje në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen
0

Performoi dje në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen

0
0

Reperi amerikan, Kanye West performoi ditën e djeshme në Tiranë përpara 60 mijë fansave.

Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa nga 80 kombësi të ndryshme, teksa ngjalli edhe reagime të shumta në opinionin publik.

Për koncertin e Kanye West u ndërtua edhe një stadium posaçërisht për këtë event.

Artisti amerikan me famë botërore ka reaguar pas koncertit të djeshëm, duke falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për ndërtimin e stadiumit dhe për mikpritjen.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye West në rrejtet sociale.

Koncerti i Kanye West u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vendin tonë, edhe pse kishte shumë debate lidhur me këtë temë.