1. Home
  2. Lifestyle
  3. Ronela Hajati zbulon të ardhurat nga “Sekret”: 30–40 mijë dollarë vetëm nga Spotify
Ronela Hajati zbulon të ardhurat nga “Sekret”: 30–40 mijë dollarë vetëm nga Spotify
0

Ronela Hajati zbulon të ardhurat nga “Sekret”: 30–40 mijë dollarë vetëm nga Spotify

0
0

Ronela Hajati ka zbuluar se kënga “Sekret”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, i ka sjellë rreth 30–40 mijë dollarë të ardhura vetëm nga platforma Spotify.

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, këngëtarja foli për karrierën dhe jetën personale, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjeve të Luiz Ejllit për të ardhurat nga muzika.

Kur moderatori e pyeti se cila këngë i kishte sjellë shumën më të madhe, Ronela përmendi “Sekret”. Ndonëse pyetja lidhej me fitimet nga YouTube, artistja sqaroi se shifra prej 30–40 mijë dollarësh vinte vetëm nga Spotify. Sipas saj, kjo shumë është e vogël krahasuar me të ardhurat që kanë gjeneruar këngë të tjera shqiptare.

Gjatë bisedës, Ronela tregoi gjithashtu se për pjesëmarrjen në Eurovision kishte shpenzuar rreth 30–40 mijë, pa specifikuar monedhën.

Burimi;https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/?hl=en