0
0
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu është bërë gjysh për herë të katërt me ardhjen në jetë të vogëlushes Ana.
Ai ka shpërndarë në instagramin e tij një foto të Ermalit me Arianën dhe katër fëmijët, ndërsa shkruan një mesazh vërtetë emocionues.
“O zot i madh sa të lumtur jemi Nera dhe unë me juve. Mirë se na erdhe në jetë o shpirti ynë Ana, qofsh e lumtur përjetë”, shkruan Sabriu në foton e tij, ndërsa mesazhi i tij pasohet nga qindra komente urimi.
Miq, fansa e familjarë të këngëtarit e kanë uruar Sabriun për ardhjen në jetë të mbesës.
Vogëlushja Ana erdhi në jetë disa ditë më parë, duke i shtuar gëzim dhe lumturi familjes Fejzullahu.
https://www.instagram.com/p/B3IFXoEocY7/Link: https://www.instagram.com/p/B3IFXoEocY7/
Burim i fotos: https://www.instagram.com/p/BuE9XfrHHUe/