Home ShowBiz Pasi humbi çmimin e parë reagon publikisht Elvana, akuzon jurinë dhe ka dy fjalë për Arilenën
Pasi humbi çmimin e parë reagon publikisht Elvana, akuzon jurinë dhe ka dy fjalë për Arilenën
0

Pasi humbi çmimin e parë reagon publikisht Elvana, akuzon jurinë dhe ka dy fjalë për Arilenën

0
0

Këngëtarja Elvana Gjata u rendit e dyta në Edicionin e 58-të të këngës në Festivalin e RTSH-së.

Edhe pse pretendente për fitore dy pikët e jurisë shqiptare duket se i dhanë fund ëndrrës së Elvanës për Eurovizion, duke pozicionuar në vendin e parë Arilenën.

Menjëherë pas shpalljes se fituesit kanë shpërthyer një sërë polemikash midis dy kampeve.

Një pjesë mbështetën Arilenën dhe një pjesë tjetër Elvanën.

Elvana edhe pse reagoi me profesionalizëm në momentin që morri çmimin e dytë, nuk mundi ta fshehë zhgënjimin e madje si fillim preferoi të heshtë, të paktën deri mbrëmjen e djeshme.

Në një status të saj në instagram këngëtarja vendosi më në fund të flasë duke ju drejtuar fillimisht Arilenës së cilës i thotë nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses.

Më pas ka falënderur të gjithë shqiptarët që u dashuruan me këngën e saj si dhe anëtarët e jurisë europiane që e vlerësuan maksimalisht.

“Kam punuar fort e do punoj deri sa të kem frymë. Puna s’me ka hedhur poshtë kurrë, as balta e helmi me apo pa porosi. Faleminderit jurisë europiane për vlerësimin maksimal! U gëzova shumë!. Dashni me fal as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”, përfundon Elvana statusin e saj.

Ndërkohë pas këtij reagimi ajo është mbështetur dhe përkrahur maksimalisht nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët shpresonin në fitoren e Elvanës.

https://www.instagram.com/p/B6brciXJLPk/

Link: https://www.instagram.com/p/B6brciXJLPk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4c65AWnepn/