1. Home
  2. ShowBiz
  3. Alketa sërish kundër jurisë, ja kujt tjetër ju bë padrejtësi…
Alketa sërish kundër jurisë, ja kujt tjetër ju bë padrejtësi…
0

Alketa sërish kundër jurisë, ja kujt tjetër ju bë padrejtësi…

0
0

Që pas shpalljes së fitueses së festivalit të këngës në RTSH dhe votimit të jurisë ka shpërthyer një luftë e vërtetë në rrjetet sociale.

Moderatorja Alketa Vejsiu doli që në fillim me një qëndrim kundër jurisë shqiptare dhe sidomos njërës prej anëtareve që e votoi me vetëm dy pikë Elvanën.

Në një tjetër status të saj të publikuar në instagram, moderatorja ritheksoi edhe njëherë se debati nuk duhet të përqëndrohet tek dy pretendentet për fitore, por tek juria dhe sistemi i votimit.

Ajo ka falënderuar të gjithë artistët pjesmarrës e madje edhe ata që nuk dolën në finale, siç ishte Stresi me Eli Farën që sipas saj nuk duhej të mungonin mbrëmjes e së dielës.

Ndërsa thekson edhe njëherë se i gjithë debati duhej të fokusohej tek juria, Alketa ka përmendur emrat e të gjithë artistëve duke i falënderuar personalisht dhe duke renditur karakteristikat e gjithësecilit pas pjesmarrjes ne festival.

View this post on Instagram

Faleminderit me shpirt te gjitheve! Ishin 3 nete te paharruara! #superkast #fest58 Diskutimi nuk duhet te perqendrohej vetem tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit! Faleminderit vecanerisht per interpretimin e fuqishem dhe emocionues Live @alberije_hadergjonaj nder qe ishe ne kete Festival! @era_rusi_official uragan me hititn me te mire ever! @kamelaislamaj nje kengetare jazzi si askush tjeter! @oltabokaofficial super dinjitoze me nje kenge profesionale @valonshehuofficial rock star @sarabajraktari_ zbulimi i ketij edicioni @bojkenlako me nje nga Kenge risi dhe aq aktuale @genalito_official shqiponja qe ngriti zemrat peshe @kanitasofficial qe ishte nje nga baladat me te bukura @kastro_zizo_ gjithmone i guximshem @tirigjoci nje vokal unik @genc_tukici nderi i tradites @aldobardhi super novator @robertberishaofficial kengetar i vertete live @renisgjoka me timbrin e tij unik @devisxherahu me serenaten e tij melodike @wendimancaku nje potencial i vertete i te ardhmes Dhe vecanerisht @elifaramari dhe @stresi qe sduhet te mungonin ne finale! Sot i gjithe diskutimi i dites eshte perqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria! Ndjej deytrimin e madh moral qe ate qe nuk e thashe dot ne skene deri ne fund te gares per secilin nga ju per tju trajtuar barazisht t’jua them ketu! Faleminderit shume qe ishit me skuadren e ketij produksioni kete vit! Keni qene te jashtezakonshem!🙏

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/B6bZzt0nqFE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Y-vqkHf3J/