Modelja e njohur Ashley Graham është bërë nënë vetëm dy javë më parë, pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë.
Ajo ka publikuar një foto ku tregon se si është trupi i një femre pas lindjes duke dashur të ofrojë mbështetje për të gjithë ato nëna që lindin dhe që e kanë të vështirë të vijnë menjëherë në formë.
Modelja pozon me një bluzë të shkurtër, ku duket barku i saj pas lindjes, një palë të brendshme të mëdha forme boksesh, ndërsa qëllimisht ka ngritur njërën dorë duke treguar se është e padepiluar.
Ashley ka shkruar gjithashtu edhe një mesazh sensibilizues duke treguar se çfarë pëson trupi i një femre pas lindjes, se sa pak kohë ke të merresh me veten.
Të shumta janë gratë që e kanë mbështetur modelen dhe madje e kanë falënderuar që ka treguar realitetit, por nuk kanë munguar edhe ata që e kanë kritikuar sidomos sa i takon depilimit.
https://www.instagram.com/p/B8aNFTygbr6/Link: https://www.instagram.com/p/B8aNFTygbr6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwPuXfbAFg5/