Shqipëria shënon viktimën e dytë nga Coronavirus
0
0
Që prej 9 marsit kur në vendin tonë u shënuan rastet e para me Coronavirus e deri më sot rezultojnë të prekur 55 persona, dy prej të cilëve tashmë kanë humbur jetën.
Fillimisht u raportua largimi nga jeta i një 73 vjeçareje nga Durrësi e cila ishte viktima e parë nga ky virus, por që vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.
Ndërsa mëngjesit e sotëm ka humbur jetën edhe 66 vjeçari nga Lushnja i cili prej disa ditësh ishte shtruar në shërbimin infektiv në gjendje të rëndë.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se 66 vjeçari vuante edhe nga disa sëmundje të tjera, ndërsa ishte prekur nga Coronavirus, siç është insuficenca kardiake, edemë pulmonare dhe insuficence renale.
Link: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: