Home ShowBiz “E kam nxjerrë nga shtëpia në dy të natës…”, aktori rrëfen ndodhinë e pazakontë me partneren
“E kam nxjerrë nga shtëpia në dy të natës…”, aktori rrëfen ndodhinë e pazakontë me partneren
0

“E kam nxjerrë nga shtëpia në dy të natës…”, aktori rrëfen ndodhinë e pazakontë me partneren

0
0

Aktori i njohur Albano Bogdo ka treguar gjatë një interviste për “Glamour Zone” në “Ora News”, leksionin që i ka dhënë ish të dashurës kohë më parë.

Ai ju përgjigj pyetjes së moderatores se në jetë më shumë ka dhënë leksione duke treguar se si partnerja kishte filluar të bënte shumë dëngla dhe të sillej si mëndjemadhe dhe për këtë arsye i ka dhënë një leksion në dy të mëngjesit.

Albano thotë se e ka nxjerrë nga shtëpia në mes të natës dhe i ka flakur rrobat e saj nga ballkoni pasi sipas tij kur dikush të trajton normal, duhet që edhe ti të sillesh njësoj dhe jo të bësh si e rëndësishme.

Ndërsa moderatorja e ka pyetur : A nxirret femra jashtë në dy të mëngjesit”, aktori thotë se në lagje e njihnin të gjithë si të dashurën e tij dhe për këtë arsye nuk e ngacmonte askush.

https://www.youtube.com/watch?v=0QVNHxgvNg0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0QVNHxgvNg0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwjSfeAlB7d/