Arti në zi, ndërron jetë në moshën 54 vjeçare, një tjetër aktor shqiptar
0
0
Humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.
Aktori i teatrit “Migjeni”, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës nuk mundi dot të mbijetonte.
Ai e nisi karierën si aktor me Fabrikën e Duhan Cigareve për të vijuar më pas në 2003 me Estradën Profesioniste Shkodër.
Aktori mbahet mend për një sërë rolesh në filma të njohur si “Para nga qielli”, “Piruet”, “Pesha e gruas time”, “Pavioni zero”.
Ai ka luajtur gjithashtu në disa komedi të suksesshme me estradën profesioniste.
Link: https://www.facebook.com/inshkodra/posts/248331518529222