Home Aktualitet E fundit/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë, situatë e rëndë tek infektivi
E fundit/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë, situatë e rëndë tek infektivi
0

E fundit/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë, situatë e rëndë tek infektivi

0
0

Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit prej COVID-19 në vendin tonë, një 68 dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese si dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje.

Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 68 raste pozitive shumica në Tiranë, Krujë e Durrës.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 124 persona, 20 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 7 të intubuar.

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 persona duke e çuar në 2463 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për të respektuar masat e higjenës dhe protokollet e sigurisë për të shkëputur kështu zinxhirin e transmetimit të mëtejshëm të virusit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/565909737403195

ink: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/565909737403195

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/