E fundit/ Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19, situata shqetësuese
5 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i COVID-19
Një 45 vjeçare nga Tirana dhe një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje shoqëruese, një 64 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Pogradeci si dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese nuk mundën dot ta fitonin betejën me sëmundjen.
Sipas të dhënave të Ministrisë nga testimet e fundit kanë rezultuar 104 raste të reja shumica në kryeqytet.
Situata paraqitet problematike edhe në të dyja spitalet në ven ku aktualisht po marrin shërbimin 124 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive dhe 11 në gjendje më të rëndë të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë thirrje për të përdorur maskat në ambjentet e mbyllura si dhe të respektojë protokollet e sigurisë për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të mëtejshëm të virusit.
Link: https://youtu.be/aCm4rYoHWpo
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/