Home ShowBiz Pas akuzave për ndryshim të zërit, Melisa këndon live dhe nuk kursen ironinë
Pas akuzave për ndryshim të zërit, Melisa këndon live dhe nuk kursen ironinë
0

Pas akuzave për ndryshim të zërit, Melisa këndon live dhe nuk kursen ironinë

0
0

Melisa, vajza që mori famë nga formati “Përputhen”, ka vendosur së fundmi ti përkushtohet karrierës muzikore.

Ajo publikoi këngën e saj të parë dhe pavarësisht suksesit shumë e akuzuan për përdorimin e autotune aq shumë sa i është transformuar komplet zëri gjatë gjithë këngës.

Këto kritika padyshim që i kanë rënë në sy edhe Melisës e cila ka vendosur të përgjigjet dhe nuk mund të mungonte ironia.

Ajo ka shpërndarë në instagram një video të saj ndërsa është në studio duke kënduar live.

“Më bëj pak autotune në këndimin live”, shkruan ajo duke ju drejtuar producentit Dini Biez.

Në këtë video ku Melisa shihet në studio, zëri i saj është po njësoj si gjatë këngës dhe në këtë mënyrë ajo ka dashur të vërtetojë se zëri i saj është origjinal dhe nuk është ndërhyrë për ta ndryshuar.

Link: https://www.instagram.com/melisalleshi111/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLmKBECFmVG_zRNlYWVRMm5zIIYA3oAMKrcZ0k0/