Modelja e njohur Emily Ratajkowski u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Sylvester Apollo Bear.
Vogëlushi lindi në 8 mars, por modelja njoftoi miqtë dhe fansat e saj vetëm gjatë ditës së djeshme.
Ajo nuk e kishte zbuluar gjininë e fëmijës e madje kishte thënë se nuk do ta zbulonte deri sa fëmija të shkonte 18 vjeç dhe të vendoste vetë se çfarë do të donte të ishte.
Megjithatë në foton e postuar në instagram ku pozon me të birin duke i dhënë gji, ajo ka zbuluar përmes emrin se bëhet fjalë për një djalë.
“Sylvester Apollo Bear na u bashkua neve në tokë. Ai erdhi në jetë në 8 mars në mëngjesit më të mbushur me dashuri, më të bukurin dhe më surrealin e jetës time”, shkruan Emily krahas fotos me të birin, ndërsa shohim se ka marrë pafund komente dhe pëlqime nga miq dhe fansa të saj.
Link: https://www.instagram.com/p/CMSeYaUssb1/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/S8BW-Wx9G8I