Kanye West thuhet se do të zëvendësojë Virgil Abloh si drejtor kreativ i Louis Vuitton.
Virgil Abloh u nda nga jeta nga sëmundja e kancerit dhe vëndin e tij do ta marrë West.
The Sun raporton se dyshja i kanë krijuar së bashku sukseset e tyre në industrinë kreative, duke e cilësuar më vonë Abloh si një nga stilistët më kreativë të kësaj gjenerate. Në vitin 2010, Abloh u bë drejtor artistik i kompanisë së West, Donda, duke i kthyer në realitet të gjitha idetë e reperit.
Abloh gjithashtu ka punuar me Ye dhe JAY-Z për albumin “Watch the Throne”. Një burim i tha “The Sun” se:
Kanye është i dëshpëruar për vdekjen e Virgil, sepse ata kishin qenë miq për vite dhe punonin shumë së bashku. Ata ndanë një vizion të ngjashëm dhe tani Kanye ndjen se i detyrohet Virgil të vazhdojë punën e tij në Louis Vuitton.
Me historinë e Ye dhe Abloh, nuk është për t’u habitur që reperi ndihet në këtë mënyrë. Përveç të qenit bashkëpunëtor afatgjatë i West, Abloh drejtoi dizajnet e tij dhe vizionin artistik me lançimin e markës së tij “Off-White” në 2013. Në vitin 2018, Abloh u bë drejtori i parë kreativ amerikan me ngjyrë që mori rolin në një shtëpi luksoze franceze të modës kur u emërua në rolin e udhëheqësit në Louis Vuitton.
Linku: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/16981036/kanye-west-louis-vuitton-creative-chief-virgil-abloh/
Burimi i fotos: https://www.thesun.co.uk/