‘Lidhja ime mori fund’.
Një pjesë e mirë e partnerëve të tradhtuar besojnë se nëse nuk largohen prej lidhjes, do të shihen nga shoqëria si “dështakët që lejuan dikë t’i merrte nëpër këmbë. Duke patur një frikë të tillë, mendojnë se bashkë me tradhtinë erdhi dhe fundi i lidhjes. Në fakt, është thjesht një mit. Sipas studimeve ka rezultuar se 60 deri në 80% e çifteve të martuar kanë qëndruar bashkë edhe pas tradhtisë. Nëse zgjedhin të qëndrojnë bashkë, duhet të përgatiten mendërisht se është sfiduese për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe autentike pas tradhtisë. Ndonjëherë, duhen edhe vite për ta rregulluar çfarë është shkatërruar pas një tradhtie, por përpjekjet dypalëshe gjithnjë shpërblehen në fund.
‘Ai më tradhtoi sepse nuk më do’
Ka një mal me arsye pse njerëzit tradhtojnë dhe ndonjëherë mungesa e dashurisë s’është pjesë e listës. Patjetër që disa mund të tradhtojnë sepse nuk e duan më partnerin/en, por të tjerë e shohin thjesht si zbulim të një interesi seksual apo nevojë dëshpëruese që lidhet me traumat e fëmijërisë si bullizmi apo abuzimi. Ndonëse asnjëra nuk justifikon shkeljen e betimeve të martesës, ka shpjegime që vërtetojnë se të tilla emocione mund të ecin paralel me dashurinë që dikush ka për partnerin e tij/saj.
‘Partneri im s’është i tërhequr më prej meje’.
Shoqëria jonë ka tendencën ta definojë “tërheqjen” vetëm si seksuale- gjë që është gabim. Dikush mund të jetë i tërhequr nga vetëbesimi i partnerit, sensi i tij i humorit, të qënit i hapur, etj, etj. Tërheqja seksuale është edhe më komplekse se kaq.
‘Natyra e tij narcistike është arsyeja pse më tradhtoi.’
Shumë njerëz e lidhin tradhtinë me të qënit narcistë, thënë ndryshe “si një oreks seksual i rritur”, por në fakt jo. Jo gjithmonë njeriu që tradhton është narcist. Partneri i tradhtuar zakonisht e sheh si narcist tradhtarin pasi ky i fundit nuk plotëson nevojat e tij fizike dhe shpirtërore ose ndihet “i braktisur” prej tij. Edhe ky mit që besohet gjerësisht vjen si pasojë e komunikimit të dobët mes çiftit.
Linku: bustle.com
Burimi i fotos: unsplash.com