Home Aktualitet Në gjendje kritike, regjisori i njohur shqiptar shtrohet në spital
Në gjendje kritike, regjisori i njohur shqiptar shtrohet në spital
0

Në gjendje kritike, regjisori i njohur shqiptar shtrohet në spital

0
0

Regjisori  njohur shqiptar Kristaq Dhamo, është shtruar në spital.

Është bërë me dije se gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mund të flasë ose të lëvizë, ndërsa shpresohet për një përmirësim i mundshëm në ditët në vazhdim.

Në një komunikim me anë të email-it familja e tij shpjegon situatën shëndetësore.

Në e-mailin e familjes shkruhet se:

“Dje edhe pse nuk ndihej mirë Kristaqi po mendonte për të shkruar një letër të shkurtër falënderimi për të gjithë kolegët dhe  bashkëpunëtorët e jashtëm në krijimin e një prodhimtareje  te vërtetë kinematografie kombëtare. Ndërkohë kishte edhe një mendim se ku mund të shfaqej filmi  Tana i restauruar. Sipas tij ai duhej te shfaqej ne Korçë, sepse ishte qyteti, fshati dhe teatri i tij që dhanë ndihmën më të madhe në realizimin faktik të filmit. Por këtë e linte në dorën tuaj, duke çmuar shumë punën tuaj në Film Arkiv. Papritur, sot herët e shtruan në spital (10 korrik). Nuk është në gjendje të flasë, për të  lëvizur  jo se jo. Konsulta mjekësore që u zhvillua nga ora 15.00 thuhej me  bindje se brenda javës e folura do t’i kthehet normalisht, ndërsa të ecurit më me ngadalë. Ju urojmë suksese ne organizimin e festave te filmit. Familja e Kristaqit”, shkruhet në komunikimin via-email.

Kineasti i njohur i ka ndarë vitet e fundit të jetës mes Shqipërisë dhe Amerikës, ku nuk kanë munguar edhe shfaqja e ndërlikimeve shëndetësore.

Linku: Gazeta Shqip

Burimi i fotos: pexels.com