0
0
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin shqiptar, duke sjellë gjatë paradites kthjellime të shumta në ultësirën perëndimore.
Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk do të mund të sjellin reshje në vend.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com