0
0
Territori i vendit tonë do të vijoj të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe kalime të pakta të vranësiave në zonat malore gjatë paradites.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellin kalime të pakta vranësirash në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perënimore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com