0
0
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të jetë në dominimin e kthjellimeve, të cilat më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash pritet të ketë në zonat malore.
Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes parshikohet që pothuajse i gjithë vendi ynë të jetë nën ndikimin e vranësive kalimtare, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com