Shumë njerëz, në përpjekjen e tyre për të humbur peshë, shmangin të hanë çdo gjë para se të shkojnë në shtrat gjatë natës. Por kjo është e gabuar, sepse abstenimi nga ushqimi në orët para gjumit e bën të vështirë gjumin pasi është krijuar ndjenja e urisë.
Ka disa ushqime që janë perfekte për t’u ngrënë para gjumit. Shikoni tre prej tyre…
- Kos
Kosi është i pasur me proteina dhe siguron një sasi të vogël karbohidratesh, ndërsa kalciumi që ofron siguron gjumë më të mirë.
- Crackers gruri integral dhe një fetë djathë
Drithërat integrale janë një burim i mirë i fibrave, kështu që ato janë të shkëlqyera për të mbajtur larg urinë. Nga ana tjetër, djathi siguron një dozë të mirë të proteinave të kënaqshme.
- Frutat
Frutat ofrojnë vitamina, antioksidantë dhe fibra, ndërkohë që nxisin sintezën e serotoninës, një neurotransmetues i lidhur me cilësi më të mirë të gjumit.
Linku: https://www.headspace.com/sleep/best-worst-foods-before-bed
Foto: Freepek.com