Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare
0
0
Rudina Dervishi një emër i spikatur në fushën e gazetarisë ndër vite. Rudina ka punuar si gazetare dhe drejtuese e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës. Ajo u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.
Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.
Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.
Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=rudina%20dervishi%20
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo?fbid=10231407392308881&set=basw.Abo7BAGXdWemnI-scj0N58lr
tags:
fp1