Home Lifestyle Parashikimi i motit, 19 shtator 2023
Parashikimi i motit, 19 shtator 2023
0

Parashikimi i motit, 19 shtator 2023

0
0

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.

Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com